Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi: Momenti që Lugina e Preshevës të marrë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare 

Gazeta10
05 September 2022 - 23:25

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se është koha që Lugina e Preshevës të marrë vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare. 

Bislimi e vlerësoi si vizitë të rëndësishme atë të sotmen në Luginën e Preshevës, teksa tha se mbi 4 mijë nxënës përfituan tekstet shkollore falas. 

Më tej, ai ka thënë se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare që të kthejë vëmendjen nga Lugina e Preshëves. 

“Ka ardhur momenti që çështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendje edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Problematikat serioze si shpopullimi, garantimi i të drejtave për shqiptarët, regjistrimi i popullsisë, njohja e diplomave, mungesa e investimeve nga institucionet, tashmë duhet të trajtohen gjerësisht”, ka thënë Bislimi. 

Më tej, ai ka thënë se është e rëndësishme për Qeverinë e Kosovës garantimi i simetrisë dhe barazisë në të drejta mes qytetarëve shqiptarë në Luginë dhe atyre serb në Kosovë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.