Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi në takimin ministerial të BP me BE-në, flet për rëndësinë e Planit të Rritjes

Gazeta10
26 April 2024 - 16:30

Zëvendëskryemininistri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes, përcjell Reporteri.net.

Në njoftimin për media nga qeveria, thuhet se pas takimeve të fundit të zhvilluara në Tiranë fund të muajit shkurt, ai i sotmi u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, e kupjesëmarrës ishin përfaqësues të ministrive që mbulojnë fushat e integrimit evropian dhe të financave e ekonomisë, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me pafaqësues të Bashkimit Evropian.

Përgjatë tryezave të diskutimit dhe sesionet e zhvilluara në kuadër të ngjarjes së sotme, bisedat u fokusuan rreth prioriteteve të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“U theksuan veçanërisht aksesi në Single Euro Payment Area (SEPA), fuqizimi i shkëmbimeve tregtare dhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe avancimi në fushat e teknologjisië, digjitalizimit e inovatcioni”, thuhet në njoftim.

Në adresimet e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i vlerësoi ato si nisma të mirëpritura, e ku Kosova po angazhohet intensivisht.

Më tej, ai theksoi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe të bashkëpunimit rajonal, kontributin dhe punën e bërë nga ekipi ynë në këtë process, si dhe nënvizoi veçanërisht përkushtimin për përfundimin e agjendës së reformave, finalizimin sipas planit rajonal qështë në muajin e ardhshëm e pfundimin e ligjeve të nevojshme për aderim në SEPA.

“Në përfundim, zëvendëskryemininistri shtoi se Republika e Kosovës është e gatshme që në të ardhmen e afërt, organizyme të tilla si ngjarja e sotme, të zhvillohen edhe në vendin tonë”, përfundon njoftimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.