Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bislimi pas ndalimit të tij, njofton se do të marrë pjesë virtualisht në konferencë

Gazeta10
28 October 2022 - 11:05

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë online në konferencën mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor që do të mbahet sot në Beograd, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur Bislimi, mbrëmë përmes rrjetit social Twitter.

“Unë do të marr pjesë online në konferencën nesër. I kërkojmë ndjesë gjithë trupit diplomatik, shoqërisë civile org. & organizatorë, që nuk mundëm të jemi aty dhe të tregojmë këndvështrimin tonë për proceset në të cilat ndodhemi. Për ngjarjet e sotme kemi informuar edhe aktorët ndërkombëtarë”- ka thënë Bislimi në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme Bislimi u kthye në gjysmë të rrugës nga autoritetet serbe.

Për këtë ka thënë se arsyeja e ndalimit të tij nuk ka qenë siguria, por fakti se në këto dy forume, Kosova planifikonte ta shpaloste anën e saj të zhvillimeve në vend, duke kundërshtuar, siç tha ai, propagandën që po u shpërndahet qytetarëve në Serbi nga qeveria serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.