Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi pas vendimit për vizat: Pritja e gjatë po shkon drejt fundit

Gazeta10
09 March 2023 - 15:44

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkomit Evropian, ka reaguar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili vendimin e Këshillit e ka quajtur hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.

“Me votimin unanim dhe miratimin e sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së, për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkojmë drejt fazave të fundit dhe përfundimit të procesit”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje ka njoftuar që procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

“Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”, ka përfunduar Bislimi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.