Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi: Plani franko- gjerman, më afër pozicionit të Serbisë, sesa Kosovës

Gazeta10
28 October 2022 - 20:31

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka folur për propozimin franko-gjerman për dialogun Kosovë – Serbi, në ‘Konferencën e Sigurisë’, që po mbahet në Beograd.

Bislimi përmes një lidhje online nga Kosova, ka thënë se ky propozim më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sesa të Kosovës, pasi sipas tij, nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshinë njohje reciproke në këtë fazë.

“Për ne është me rëndësi të ketë dokument final me njohjen reciproke në qendër. Për Serbinë është që të mos ketë dokument final e të mos ketë njohje reciproke. Prandaj nga kjo perspektivë do të thosha se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sepse nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshinë njohje reciproke në këtë fazë”, ka thënë ai.

Bislimi po ashtu ka treguar se palët janë pajtuar që dokumentin të mos e publikojnë tash për shkak se të mos “mbytet shpirti i kontributit drejt arritjes së rezultatit të mirë”./Gazeta10

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.