
Zëvendëskryeminstri i parë, Bisnik Bislimi, sot ka pritur në takim shefin e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Ata kanë disktuar rreth bashkëpunimit mes vendeve i cili është duke u zhvilluar frytshëm në fusha të ndryshme, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, inovacioni, IT.
Bislimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luksemburgut është duke u zhvilluar frytshëm në fusha të ndryshme.
“Gjatë takimit u përmendën dhe arritjet e Kosovës si rritja ekonomike dyshifrore, avancimi me 17 pozicione në Transparency International si disa prej treguesve që demokracia cilësore shkon bashkë me zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Dietz është shprehur i kënaqur që ndodhet në Kosovë në një vend me miqësi jetëgjatë me Luksemburgun./Gazeta10