
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot priti në takim të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
“Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi angazhimin dhe konstruktivitetin e vazhdueshëm, që nga fillimi i mandatit, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me fokus në marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Tutje, z. Bislimi e informoi Sir Stuart Peach rreth situatës me energji në veri si dhe me situatën energjetike në Kosovë në përgjithësi, për të cilën z. Peach ofroi disponueshmërinë e tij, të ndihmojë aty ku është e mundur, duke patur parasysh krizën e përgjithshme që ka kapluar Evropën.”, bëhet e ditur në njoftimin për medie.
Më tej, raportohet Peach ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do ta përkrahë Kosovën nga pozita ku ndodhet, sidomos në kuadër të aleancës së NATO-s./Gazeta10