
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, sot ka udhëtuar për në Stockholm të Suedisë.
Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kyreministrit ka bërë të ditur se se Bislimi gjatë kësaj vizite do të ketë disa takime me Ministren për Europë Jessika Rosëall, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson.
Arsyeja e kësaj vizite në Suedi është forcimi i bashkëpunimit dhe rruga përpara e Ksoovës në proceset e integrimit europian./Gazeta10