
Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi, është transferuar te skuadra Regensburg në formë huazimi deri në fund të sezonit, raporton Gazeta10.
Skuadra e Schalkes përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se Idrizi do t’i bashkohet skuadrës që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
#S04-Update: Blendi Idrizi wechselt auf Leihbasis für ein Jahr zum @SSVJAHN 🔄
— FC Schalke 04 (@s04) August 30, 2022
Alles Gute und viel Erfolg, Blendi! 🍀
24-vjeçari vitin e kaluar rinovoi kontratën e tij me Schalken, që e mban atë të lidhur me ekipin gjerman deri në verën e vitit 2024.
Idrizi ishte pjesë edhe e grupmoshave U23 të Schalkes, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në stinorin e kaluar.
Në sezonin e kaluar, kur Schalke bënte gara në Bundesliga 2, Idrizi kishte zhvilluar 24 ndeshje me klubin, prej të cilave kishte shënuar një gol dhe kishte dhuruar katër asistime.
Ndërkaq, këtë sezon në elitën e futbollit gjerman, mesfushori nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Schalken.
Blendi Idrizi është pjesë e Kombëtares së Kosovës që nga viti 2021 dhe deri më tani ka zhvilluar pesë ndeshje me ‘Dardanët’. /Gazeta10/