Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerim Kuçi: LDK-ja mbetet partneri më i besueshëm i SHBA-së

Gazeta10
02 June 2026 - 11:20

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Blerim Kuçi, ka vlerësuar se ky subjekt vazhdon të jetë partneri më i besueshëm i SHBA-së, duke e lidhur këtë me historikun dhe orientimin e saj pro-perëndimor.

I pyetur nëse LDK-ja është partneri më i besueshëm i SHBA-së, Kuçi tha se besimi i Perëndimit ndaj këtij subjekti politik është ndërtuar ndër vite, duke filluar nga koha e presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Po të gjithë e dimë që është. E para ka të bëjë me themeluesin e saj, sepse kanë pasur një orientim pro-perëndimor dhe kanë pasur një bashkëpunim e bashkërendim nëpër etapa. Besimi i perëndimorëve, për shkak të backgroundit, për shkak të presidentit Ibrahim Rugova, është besim në vazhdimësi dhe ende vazhdon. Kemi pasur disa luhatje të vogla. Historiku i LDK-së është shtetformues dhe disi din me u gjetë në periudha të caktuara me bë kompromis në dëm të subjektit të vet politik, por në të mirën e shtetit. Këtë e kanë parasysh perëndimorët dhe prandaj e kanë partner strategjik, afatgjatë”, tha Kuçi.

Sipas tij, roli shtetformues i LDK-së dhe gatishmëria për të vendosur interesin shtetëror mbi atë partiak kanë ndikuar që kjo parti të ruajë raportet e saj të qëndrueshme me partnerët perëndimorë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.