
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Blerim Kuçi, ka vlerësuar takimin e mbajtur në Prizren, duke e cilësuar qytetin si vendin ku është shkruar historia e kombit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se bashkë me qytetarët prezantuan programin e tyre dhe riafirmuan përkushtimin për shtet dhe dinjitet.
Kuçi falënderoi qytetarët e Prizrenit për mikpritjen, energjinë dhe mbështetjen, duke theksuar se ky qytet mbetet simbol i historisë dhe krenarisë kombëtare./Gazeta10