
Profesori kosovar dhe filozofi, Blerim Latifi, ka reaguar pasi tifozët e Kosovës kanë fishkëlluar sot himnin e Izraelit në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kombeve.
Latifi ka thënë se himni izraelit u fishkëllye për llogari të popullit palestinez, i cili nuk e njeh Kosovës dhe e konsideron pjesë të shtetit serb.
“Thonë se kjo bëhet për solidaritet moral me viktimat e atij populli.
Por ja që ai popull nuk i njeh as viktimat, as vuajtjet e luftës tande për çlirim. Sepse e konsideron të ligjshme atë që bëri Serbia gjatë kësaj lufte në Kosovë”, ka shkruar Latifi.
Reagimi i plotë;
I fishkëllejnë himnit të një populli, i cili ta njeh shtetin e pavarur, në një kohë kur ky shtet ende ka nevojë ekzistenciale për t’u njohur dhe pranuar në bashkësinë e shteteve.
Dhe për çfarë?
Për llogari të një populli, i cili jo vetëm që nuk të njeh, por të konsideron pjesë integrale të shtetit serb.
Thonë se kjo bëhet për solidaritet moral me viktimat e atij populli.
Por ja që ai popull nuk i njeh as viktimat, as vuajtjet e luftës tande për çlirim. Sepse e konsideron të ligjshme atë që bëri Serbia gjatë kësaj lufte në Kosovë.
Por kjo është fuqia e propagandës: ajo mund të shkojë deri atje sa të të bindë se është mirë për ty t’i biesh murit me kokë. Me krejt forcën që ke.