
Deputetja PDK-së, e Blerta Deliu Kodra deklaroi se PDK ka vepruar me përgjegjësi të plotë gjatë përpjekjeve për të gjetur konsensusin e munguar.
“Ne kemi hequr vijat e kuqe pikërisht për të mos bllokuar procesin e zgjedhjes së presidentit,” tha ajo në Politiko.
Ajo tha se kryetari i PDK-së ka marrë pjesë në takime me Albin Kurtin pa kushte dhe pa kalkulime të ngushta partiake.
“Kemi qenë të gatshëm të mbështesim një kandidat konsensual që garanton unitet dhe stabilitet,” theksoi Deliu Kodra.
Ajo shtoi se PDK-ja ka qenë e hapur edhe për diskutimin e kandidaturës nga familja Jashari, si simbol i unitetit kombëtar, dhe ka deklaruar mbështetjen e 22 deputetëve të PDK-së për një emër nga kjo familje.
Deklarata e plotë: