Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bllokohet rruga Prishtinë–Pejë te Ura e Dollcit, raportohet se do të kryhet minimi i terrenit

Gazeta10
08 July 2026 - 14:17

Drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në aksin rrugor Prishtinë–Pejë duhet të kenë kujdes, pasi sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.

Për shkak të punimeve në rrugë, në segmentin te Ura e Dollcit do të realizohet procesi i minimit të terrenit, ndaj rruga do të bllokohet duke filluar nga ora 15:00.

Ende nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit. Rruga do të rihapet vetëm pasi të përfundojë pastrimi i materialit të krijuar nga minimi dhe të konstatohet se qarkullimi mund të zhvillohet në mënyrë të sigurt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.