Gazeta10

Bogujevci: Na takon neve që të punojmë bashkë gra dhe burra t’i arsimojmë fëmijët tanë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci tha se pavarësisht se është viti 2022, ende është një luftë e mirëqenies, derisa kërkoi nga e gjithë shoqëria të kontribuojnë për ta ndryshuar mentalitetin e barazisë gjinore.

Ajo këto komente i bëri sot në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, organizuar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në të cilin morën pjesë mbi 30 shtete të botës me rreth 500 pjesëmarrës.

Bogujevnci theksoi se ndryshimi fillon nga arsimimi dhe të gjithë së bashku duhet të punojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre.

“Jo vetëm sot, por edhe në shumë prej gjërave që kam pasur fatin të marrë pjesë dhe të jem në pozitën të cilën jam dhe ta përfaqësoj vendin tim, me koincidencë të plotë mund të them se për shumë gra në pozita të ndryshme brenda qeverisë, asnjëherë nuk është diçka që duhet ta marrim të mirëqenë jetojmë në vitin 2022 dhe ende është luftë ta mbajmë dhe vazhdon me qenë kështu”.

“Jemi ballafaquar me çështje të ndryshme për barazinë gjinore dhe përfaqësimin që ka. Ajo që duhet të bëjmë është të arsimojmë vajzat dhe djemtë tanë. Na takon neve që të punojmë bashkë jo vetëm si gra por edhe me burra dhe të shohim se si po i arsimojmë fëmijët tanë… Me një garë të barabartë, nuk po kërkojmë më shumë veç barazi”, tha ajo.

Ajo gjatë diskutimit përmendi edhe rastin kur kishte humbur një pjesë të familjes në luftë, derisa është shprehur fatlume që kishte fatin të ishte e rrethuat nga gra të mrekullueshme gjatë kohës sa ishte rritur.

“Nuk mund vetëm të diskutojmë dhe t’i kemi disa zëra që padyshim duhet me qenë aty në front, për të siguruar që ajo që e bëjmë për të ardhmen, ajo që lëmë për gjenerata e reja, kjo është aspekti i shoqërisë dhe është krejtësisht normale që në një garë të barabartë në krahët të kenë një vend në shoqërinë tonë”.

“Nuk kemi një opsion tjetër, duhet të radikalizohet, zërin e kemi në fuqi, dinjitetin e kemi pushtetin në fuqi për t’i shikuar ndryshimet, duhet ta bëjmë bashkë kudo që jemi duhet të përkrahim njëra-tjetrën, edhe kur i kemi burrat që na donë që të jenë në anën tonë dhe të sjellin ndryshim. Këtë e shpresojmë, këtë do t’i lëmë gjeneratave të ardhshme, jo vetëm vajzave por edhe djemve sepse këto janë ndryshimet që duhet t’i bëjmë”, tha Bogujevci./KP

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?