
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë se Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, është një njëri prej më të rëndësishmit.
Bogujevci ka treguar se me çka ka të bëjë ky dokumentim dhe hulumtim, derisa shtoi se mbledhja e të dhënave në të ardhmen mund të shërbejë edhe për padi.
“Mendoj që është njëri prej projektligjeve më të rëndësishme, dhe sinqerisht nuk e prita që diskutimi do të vjen deri në këtë pikë. E para nuk është hulumtim shkencor, çështja e dokumentimit të krimeve të luftës, për shkak se nuk janë duke u bërë hulumtime shkencore ku kanë me pasë publikime në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Bogujevci.
“Kam qenë pjesë e hulumtimeve dhe dokumentimeve specifikisht me rastin e familjes time, e di çka nënkupton, vonë kam qenë pjesë e saj. Çështja e hulumtimit dhe dokumentimit lidhet si njëfarë forme të një dëshmie që jep secili individ, qoftë që ka përjetuar një diçka vet, qoftë që ka qenë dëshmitar, nuk është një hulumtim shkencor, hulumtimi shkencor nënkupton kur mblidhen të dhënat edhe dalin ato të dhëna, këtu e kemi fjalën kur bëhet hulumtim dhe dokumentim i të dhënave që shërbejnë pastaj për hulumtime shkencore, por edhe për çështja të tjera, mund me qenë edhe për padi”, shtoi ajo./Gazeta10