Politiko

Bojkoti i debateve, Haxhiu: Knej nuk na dojnë, e knej po dojnë me na pas në studio

Gazeta10
11 Janar 2025 - 23:28

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vendimin për bojkotin e debateve televizive e ka marrë shtabi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka theksuar se do të marrin pjesë në debate nëse lejohen nga shtabi i LVV-së.

“Ky është vendim i shtabit, të cilin ne e respektojmë në plotni. Do të shkojmë në debate televizive, por për mua është shumë e rëndësishme që të jemi në takim me qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, ministrja ka theksuar se Qeveria Kurti e vlerëson rolin e medias në Kosovë, por që vendimi për bojkot të debateve televizive është marrë për rastet që shtabi i VV-së nuk ka qenë dakord.

“Vlerësojmë dhe respektojmë rolin e medias në Kosovë. Natyrisht që ne nuk themi që të gjithë janë njësoj, por pajtohemi që ka pasur disa raste për të cilat ne nuk kemi qenë dakord. Është interesant që knej nuk po na dojnë, e knej po dojnë me na pasë në studio”, ka thënë Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

E pyetur nga Sadiku nëse Kurti do të mbajë premtimin e dhënë në vitin 2017 se duhet të debatojnë kandidatët për kryeministër, Haxhiu ka refuzuar të përgjigjet, duke thënë “le të vazhdojnë kandidatët e tjerë”. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.