Lajme

Bojkoti i mediave nga VV, Sibel Halimi thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive

Gazeta10
10 Janar 2025 - 22:10

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje.

Halimi përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook, thotë se synimi i një pushteti autoritar është shtypja masive.

“Faza e parë e një pushteti autoritar është vetmjaftueshmëria dhe mosballafaqimi me oponencën.  Bojkotimi i debatit publik dhe mediave.

Faza e dytë dhe më arrogante është diskreditimi i mediave dhe kritikëve, pra paraqitja e mediave si të pabesueshme dhe dorë e zgjatur e armikut. Rëndom ky armik i brendshëm është i fabrikuar.

Faza e tretë është shtypja massive”, shkroi Halimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.