Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bologna heq dorë, Asllani drejt kalimit te Torino

Gazeta10
21 August 2025 - 11:07

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, por do të mbetet në Serie A.

 

Bologna kishte arritur marrëveshje Interin për mesfushorin shqiptar, por në fund ngecën negociatat me lojtarin.

 

Asllani kërkon një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që u cilësua e lartë për klubin italian.

 

Torino tashmë ka hyre fuqishëm në garë për Asllanin, të cilët po përshpejtojnë negociatat si me klubin ashtu edhe me lojtarin.

 

Sipas mediave italiane, edhe Kristjan Asllani preferon një kalim te Torino.

 

Torino po punon për një marrëveshje huazimi me vlerë 1.5 milionë euro, me opsion blerjeje për 12 milionë të tjera.

 

Trajneri Christian Chivu i ka bërë të ditur shqiptarit që nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm dhe largimi i tij nga “Nerazzurët” duket i pashmangshëm.

 

Real Betisi javë më parë kishte shprehur interesim për 23-vjeçari, por dëshira e tij është që të mbetet në Serie A.

 

Interi shpenzoi 15 milionë euro për ta transferuar mesfushor nga Empoli në vitin 2023, por ai pati vështirësi që të gjendte një vend në formacionin titullar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.