Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bora mbulon Prishtinën, Përparim Rama del me njoftim

Gazeta10
25 November 2023 - 9:18

Bora ka mbuluar Kosovën, ashtu siç kishin paralajmëruar meteorologët ditë më parë. Në kryeqytet, reshjet e borës po vazhdojnë që nga mëngjesi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po kujdesen që rrugët e kryeqytetit të jenë të pastra dhe lehtë të qarkullueshme.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi! 🧣🧤”, ka shkruar Rama. /Gazeta10 /

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.