Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bordi i komunave: Kërko falje kryeministër për deklaratat e pamatura

Gazeta10
03 September 2022 - 20:52

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, reagon ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosoves z.Albin Kurti  i cili i akuzoi Kryetarët e Komunave për politikë anti shtetërore dhe ku në mes tjerash KM Kurti tha që “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike anti-shtetêrore”.

“Si  mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtar lirie si dhe familjar dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës.  Me gjithë këtë kontribut të kryetarëve, është FYERJE t’i cilësosh Kryetarët e Komunave  si anti shtetit të Kosovës” thuhet në reagimin e tyre.  

Ata kanë shkruar se “Kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.