Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bordi i SHSKUK-së nuk hap mbledhjet për media, thirret në opinionin ligjor të MDAP-së

Gazeta10
04 August 2026 - 11:47

Bordi i SHSKUK-së ka njoftuar se do të mblidhet me dyer të mbyllura, premton transparencë Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se mbledhjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, bazuar në një opinion ligjor të pranuar nga Departamenti Ligjor në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike (MDAP).

Sipas SHSKUK-së, opinioni ligjor është dhënë pas kërkesës së këtij institucioni për sqarim juridik lidhur me mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të Bordit Drejtues dhe pjesëmarrjen e personave të tretë në procedurat administrative.

Në këtë opinion, Departamenti Ligjor i MDAP-së është bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përfshirë rregullat që lidhen me funksionimin e organeve kolegjiale, transparencën dhe pjesëmarrjen e palëve me interes publik apo kolektiv.

Konkluzioni i opinionit është se mbledhjet e Bordit të SHSKUK-së zhvillohen me dyer të mbyllura, përveç rasteve kur me Ligjin në fuqi për Shëndetësi parashihet ndryshe.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së respekton këtë opinion ligjor dhe njëkohësisht mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Në përputhje me legjislacionin në fuqi, publiku dhe mediat do të informohen rregullisht për vendimet dhe aktivitetet e Bordit përmes komunikatave zyrtare, ndërsa qasja në dokumente publike garantohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj.

Njëkohësisht, me qëllim të forcimit të transparencës, dialogut dhe bashkëpunimit institucional, Bordi Drejtues i SHSKUK-së, në mbledhjet e tij, do të ftojë përfaqësuesit e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Fakultetit të Mjekësisë, si dhe Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Opinionin Ligjor në fjalë”, thuhet në një njoftim të SHSKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, pjesëmarrja e këtyre përfaqësuesve do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe opinionin ligjor të pranuar nga MDAP.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.