Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bordi i Stacionit të Autobusëve kundërshton shkarkimin

Gazeta10
14 October 2026 - 10:15

Bordi i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. ka kundërshtuar vendimin për shkarkimin e tij, duke pretenduar se procedura është ndërmarrë nga anëtarë të rinj të Komisionit Komunal të Aksionarëve, në një kohë kur vendimi për emërimin e tyre ende nuk kishte hyrë në fuqi.

Anëtarja e Bordit, Elona Bajgora, ka thënë se vendimi për shkarkimin e Bordit ekzistues dhe emërimin e një Bordi të përkohshëm është juridikisht i kontestueshëm.

“Ne e kundërshtojmë shkarkimin e Bordit, pasi konsiderojmë se vendimi është marrë nga persona të cilët, në momentin e ndërmarrjes së këtyre veprimeve, ende nuk e kishin fituar mandatin për të ushtruar kompetencat e aksionarit”, ka deklaruar Bajgora.

Sipas Bordit, vendimi nr. 01-020/04-146972/26 përcakton se ai hyn në fuqi 30 ditë pas regjistrimit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), si dhe shtatë ditë pas publikimit në ueb-faqen e Kryeqytetit.

Akti është parashtruar në MAPL më 1 tetor 2026, ndërsa Bordi pretendon se në momentin kur janë ndërmarrë veprimet për shkarkimin e tij, afati 30-ditor ende nuk kishte përfunduar.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.