Gazetari Kushtrim Sadiku përmes një lidhje direkte nga Ohri tha se Josef Borell pritet të mbajë një adresim publik nga ora 18:30, raporton Gazeta10.
“Borell pritet të udhëtojë jashtë Ohrit, dhe është vështirë të besohet se Lajçak do ta merr përsipër çështjen e marrëveshjes”, tha Sadiku.
Sadiku tha se pas insistimit të madh amerikanë palët janë bindur që të rifillojnë një takimi tjetër trilateral në një hapsirë tjetër.
Informacionet janë të ndryshme pse kjo çështje ka mbetur në këtë fazë, por njëra nga arsyet e ngecjes së takimit është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe./Gazeta10