Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borrell e quan arrestim kidnapimin e policëve të Kosovës, thirr takim në Bruksel

Gazeta10
15 June 2023 - 17:37

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kidnapimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta10.

Para takimit të ministrave të Mbrojtjes, Borrell ka komentuar situatën në veri të vendit, duke iu referuar si ”arrestim”, kidnapimit të policëve kosovarë, e duke thënë se po tentojnë të kuptojnë se çka ka ndodhur duke kontaktuar palët.

“Këto ditë, bashkëpunimi, dua të falenderoj KFOR-in për atë çfarë kanë bërë në veri të Kosovës, ka pasur një incident, arrestimi i tre policëve nga Kosova. Po tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur jemi në kontakt me komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët për të parë se çfarë ndodhi, çfarë solli në këtë arrestim.”, tha ai.

Borrell e ka njoftuar se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme në Bruksel.

“Duhet të bëjmë thirrje për qetësi, unë do t’i ftoj të dyja palët për takim të menaxhimit të krizës këtu në Bruksel javën tjetër”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.