Duhet Lexuar

Borrell viziton Kinën javën e ardhshme

Gazeta10
06 Prill 2023 - 17:48

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të vizitojë Kinën javën e ardhshme.

Borrell do të vizitojë Kinën nga 13 deri më 15 prill, tha të enjten zëdhënësi i çështjeve të jashtme të BE-së, Peter Stano, shkruan Reuters.

Ai u shpreh muajin e kaluar se do të vizitonte Kinën “së shpejti” dhe deklaroi se partneriteti i Pekinit me Moskën ka kufizime, pavarësisht retorikës zyrtare për të kundërtën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen janë aktualisht në Kinë, duke i kërkuar Pekinit të përdorë ndikimin e tij me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.