Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Borrelli dënon sulmin ndaj EULEX-it, kërkon të hiqen barrikadat në veri

Gazeta10
11 December 2022 - 12:38

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi njësiti i EULEX-it është sulmuar me shok-bomba në veri në afërsi të barrikadave në Rudar.

Borrell ka thënë se BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, raporton Gazeta10

“BE-ja nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it apo përdorimin e dhunës, e akteve kriminale në veri., Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Qetësia duhet të kthehet. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë veprimet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Gjithë akterët duhet të evitojnë përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Hovenier më herët ka reaguar duke thënë se sulmuesit duhet sjellur para drejtësisë së Kosovës dhe sulmet e tilla janë të papranueshme./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.