Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Botërori nis me ritëm të çmendur: 80 ndeshje në vetëm 27 ditë

Gazeta10
02 June 2026 - 16:13

Faza e grupeve e Botërorit do t’u ofrojë tifozëve plot 80 ndeshje gjatë 27 ditëve, me një mesatare prej afro 3 ndeshjesh në ditë.

Oraret janë përshtatur sipas kohës së Evropës dhe premtojnë ndeshje të flakta futbolli, me duele që do të nisin nga ora 18:00 dhe do të vazhdojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Ditët më të ngarkuara do të jenë 24, 25, 26 dhe 27 qershori, kur në program do të jenë nga 6 ndeshje në ditë, ndërsa tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin futboll pothuajse pa ndërprerje.

Me 48 kombëtare në garë dhe një numër rekord takimesh në fazën e grupeve, edicioni i ardhshëm pritet të jetë një nga Botërorët më intensivë dhe emocionues në histori.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.