Sport

Brahim Diaz rikthehet nga lëndimi, do të jetë gati për El Clasicon ndaj Barcelonës

Gazeta10
21 Tetor 2024 - 17:45

Real Madridi ka marr lajme të mira ditën e sotme. Sulmuesi Brahim Diaz është parë duke u stërvitur me skuadrën pas lëndimit.

Ka shumë pak gjasa që Diaz të luajë në Ligën e Kampionëve këtë javë , megjithëse shërbimet mjekësore të klubit mendojnë se ai do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës.

25-vjeçari do të rikthehet në lojë nga trajneri i Madridit, Ancelotti, pasi humbi një muaj.

Diaz pësoi një tendosje muskulore më 14 shtator gjatë ndeshjes me Real Sociedad në ligë. Sulmuesi aktualisht ka një gol dhe një asist këtë sezon , dhe do të kërkojë të shtojë numrin e tij pas rikthimit të tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.