
Gazetari Branislav Kërstiq ka vlerësuar se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani meriton edhe një mandat të dytë në krye të shtetit, duke theksuar rolin e saj në përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Sipas Kërstiqit, Osmani ka dëshmuar se si ndërtohet një imazh i ri i Kosovës jashtë vendit, duke e përfaqësuar vendin me dinjitet dhe profesionalizëm.
“Është e kuptueshme që Osmani nuk është perfekte, por për rrethanat dhe realitetin tonë politik, ajo është e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme”, ka thënë Kërstiq në Politiko.
Ai ka shtuar se problemi kryesor në skenën politike dhe shoqërore në vend lidhet me paragjykimet personale dhe inatet politike, të cilat, sipas tij, shpesh e dëmtojnë procesin e vendimmarrjes.
Në të njëjtën kohë, Kërstiq ka komentuar edhe përfshirjen e Glauk Konjufcës, në zhvillimet e fundit politike që lidhen me çështjen e presidentit. Ai është shprehur se është e pakuptimtë pjesëmarrja e Konjufcës në një “lojë politike”, për të cilën, sipas tij, që nga fillimi është parë se nuk do të ketë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
Megjithatë, Kërstiq ka theksuar se edhe Konjufca është figurë që e meriton postin e presidentit, duke e cilësuar atë si të denjë për këtë pozitë.
Deklarata e plotë: