Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Brazili dhe Spanja solidarizohen me Vinicius

Gazeta10
14 June 2023 - 13:27

Brazili dhe Spanja do të luajnë një ndeshje miqësore si pjesë e kampanjës kundër racizmit për tu solidarizuar me yllin e Real Madridit, Vinicius Junior.

Miqësorja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” në muajin mars, ashtu siç u bë e ditur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, i cili u takua së fundmi me homologun e tij te Federata e Futbollit të Brazilit (CBF), Ednaldo Rodrigues.

Braziliani, Vinicius ka qenë vazhdimisht pre e abuzimit racor këtë sezon në La Liga, kur përfaqësonte “Galaktikët”.

“Nuk ka vend për ofendimet racore në futbollin tonë”, tha Rubiales.

“Është e rëndësishme ta kuptoni që dënime më të rënda duhet të aplikohen në rastet e racizmit nga autoritetet e futbollit. Gjobat nuk janë të mjaftueshme. Edhe klubet duhet të dënohen”, tha Rodrigues.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.