Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bremeri drejt Premier League

Gazeta10
24 June 2023 - 12:06

Gleison Bremer mund të bëhet pjesë e Premier Leagues në edicionin e ardhshëm, pasi interesim për shërbimet e tij ka shprehur skuadra e Tottenhamit.

Tottenhami në sezonin që përfundoi pranoi 63 gola, dhe po shikon mundësinë e përforcimit sa më shumë në fazën defensive.

Braziliani po pëlqehet shumë nga zyrtarët e klubit londinez.

Megjithatë, për ta transferuar Bremerin, duhet edhe mposhtja e konkurrencës së tri ekipeve tjera të Premier Leagues, ka shkruar mediumi spanjoll “Marca” të shtunën.

Bremer 26-vjeçar pati paraqitje të mira te Juventusi në edicionin e fundit.

Zhvilloi 43 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa pati pesë gola të shënuar e një asistim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.