Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Brenda 10 muajve, 1340 çifte në Kosovë u shkurorëzuan

Gazeta10
09 Janar 2023 - 15:55

Sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 1 mijë e 340 çifte bashkëshortore i kanë dhënë fund martesës së tyre gjatë 10 muajve të vitit 2022.

Sipas ASK-së prej janarit deri në shtator asnnjherë numri i çiteve të shkurorëzuara nuk ishte më poshtë se 100.

Por, rritje edhe më e madhe e shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë u pa në muajin tetor, ku u ndanë 156 çifte.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ndërkaq bën të ditur se në vitin 2021 numri i shkurorëzimi ishte më i vogël se ai i vitit 2022, pasi që vitin 2021 janë regjistruar 2 mijë e 160 shkurorëzime.

Numri më i madh i shkurorëzimeve ka ndodhur në Prizren me 189 raste, ose 8.8 për qind, Prishtinë 175 raste ose 8.1 për qind dhe në Podujevë 141 raste, ose 6.5 për qind./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.