Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Brenda pak ditëve hapet konkursi për specializantë, Sejdiu: Kjo mund të shkaktoj kaos

Gazeta10
29 April 2023 - 19:43


Ministria e Shëndetësisë pritet që gjatë javës së ardhshme të hap konkursin e ri për rreth 260 pozita, por që prioritet kanë specializantët për lëmin e anesteziologjisë. Ky proces do të bëhet bazuar me Udhëzimin e Ri Administrativ për shkollim specialistik i cili është miratuar para një muaji. Oda e Mjekëve të Kosovës, konsideron se ky konkurs vetëm sa do të shkaktojë kaos. Kritika për neglizhencë për një konkurs të tillë shprehu edhe ish – ministri Armend Zemaj.

Konkursi për specializantë është paralajmëruar se do të hapet gjatë javës së ardhshme.

Ky konkurs sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia do të hapet bazuar në nevojat dhe kapacitetet infrastrukturore dhe mentoriale.

Vitia ka treguar se do të jenë rreth 260 pozita në total. Sipas tij tashmë është emëruar edhe Bordi i Shkollimit Specialistik.

Oda e Mjekëve të Kosovës konsideron se ky konkurs mund të shkaktojë zbrazje në sektorin primar shëndetësor.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu tha se nuk janë zgjedhur problemet ekzistuese për këtë shkollim dhe ky konkurs vetëm sa do të shkaktojë kaos.

Ndonëse ka nevojë për një konkurs të tillë shkollimi, Sejdiu thekson se ekziston rreziku që sektori primar shëndetësor të mbes pa staf.

Kritika për neglizhencë për një konkurs të tillë shprehu anëtari i Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj.

Sipas tij, nevojat janë shumë të mëdha dhe për këto dy vite asgjë nuk është bërë.

Ish-ministri Zemaj konsideron se qeverisja aktuale ka pasur tendenca ta njollosë konkursin e specializantëve i cili ishte hapur gjatë mandatit të tij.

Në vitin 2020 ishin pranuar rreth 1 mijë e 500 specializantë pas një konkursi që kishte hapur Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e ish-ministrit, Armend Zemaj. Kritikat rreth këtij procesi ishin të mëdha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.