Politiko

“Brohorima, zëri i Adem Jasharit me shokë!” – Haradinaj ndan detaje nga dalja e parë publike UÇK-së

Gazeta10
28 Nëntor 2024 - 21:55

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj  ka rrëfyer momente interesante nga dalja e pare publike e UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se në turmën e mbledhur është dërgjuar zëri i Adem Jasharit me shokët e tij, të cilët thërrisnin “UÇK, UÇK”.

“Por aty ka fillu një za në pjesën e epërme përballë neve. Ai za ka qenë i Adem Jasharit me shokët e vetë se ishte plot e mbushur ajo turmë e armatosur”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka rrëfyer detaje nga vorrimi i mësuesit Halit Geci në Llaushë të Skenderajt, ku UÇK edhe kishte bërë daljen e parë publike.

“Dëgjohej një zë afër vijës së parë. Para se me shku në familje se na e kemi qu dikan me marrë leje se a mujme me marrë pjesë në vorrim. Përgjigja e familjarëve të Sabit Gecit i kanë thane ky është i juaji dhe aty ka qenë një organizim shumë i madh…”, ka thënë Haradinaj.

I emocionuar, Haradinaj ka thënë se zëri i turmës që thërriste UÇK, kishte shuar paksa peshën e fjalimit.

“Kur ka fillu me ardh ai za i madh UÇK, UÇK, masa para neve ka fillu me brohorit edhe me u çu në këmbë edhe tanimë pesha e fjalimit asni peshë nuk e ka pasë”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.