Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk e kom ditë që u dashtë me qitë maskë” – Haradinaj pas 27 vjetësh nga dalja e parë publike e UÇK-së

Gazeta10
28 November 2024 - 21:49

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj ka rrëfyer detaje nga dalja e parë publike e UÇK-së rreth 27 vjet më parë.

27 vjet më vonë, Haradinaj ka rrëfyer për një detaj interesant që publiku nuk e kishte ditur më herët.

I pyetur se pse nuk kishte vendosur maskë në daljen e pare publike, Haradinaj ka thënë se nuk e ka ditur që duhet të vendoset maska.

“Rrugës kur jam afru afër aty, unë nuk e kam ditë që duhet me qitë maskë hiç. As Rexha nuk ka pasë maskë”, ka rrëfyer Haradinaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

I pyetur se pse Rexhep Selimi vendosi më pas ta mbajë maskën, Haradinaj ka thënë se ideja ka qenë që të ngjallet kureshtja e opinionit publik.

“Ideja që ke me ngjall kureshtjen e opinionit publik. Gjuha e tij që ishte mes Shqipnisë dhe Kosovës dhe me një fjalor organik shqip. Rexha ishte autor edhe i shumë teksteve. Ka qenë shpirt artisti. Aty m’ka thane qite Daut maskën. I kam thane po unë s’kam hiç”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.