Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Brozovic e mbyll me Inter, PSG-ja dhe Newcastle hidhen në sulm për kroatin

Gazeta10
02 June 2023 - 12:17

Marcelo Brozovic nuk do të jetë më pjesë e Inter sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, mesfushori kroat është duke menduar për një aventurë të re larg Italisë.

Me këtë lajm që po qarkullon, disa nga gjigantët europianë janë vënë menjëherë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Paris Saint-Germain dhe Neëcastle janë të parët që kanë nisur kontaktet me Brozovic, për ta bindur kroatin që të bëjë lëvizjen e duhur për të ardhmen e tij.

30-vjeçari këtë sezon është paraqitur në 38 ndeshje, duke shënuar 2 gola e dhuruar 6 asistime.

Me “neroazzurët”, Brozovic këtë edicion ka fituar Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, gjersa është në finale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Manchester Cityn.

Mesfushori nga Kroacia iu bashkua skuadrës së Interit në vitin 2016 nga Dinamo Zagreb për shumën e 5 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.