Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Brukseli shfaqje teatrale” – Topalli: Kurti ta shpjegojë humbjen e veriut, Vuçiqi atë të Kosovës

Gazeta10
02 May 2023 - 21:14

Pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë mes Kosovës e Serbisë, në studion e “Politikos”, komentatori politik, Faton Topalli ka thënë se e tërë kjo shfaqje është bërë që  Kurti e Vuçiqi t’i shpjegojnë qytetarëve humbjet e tyre.

Topalli ka thënë se ka një realitet që dy palët nuk e pranojnë, humbja e Kosovës që s’po pranohet nga Serbia dhe humbja e veriut, gjë që Qeveria Kurti s’po e pranon, raporton Gazeta10.

“Ne kemi një realitet në Kosovë dhe në veri që nuk e pranojnë as Kurti e as Vuçiqi. Presidenti serb s’e pranon që Kosova është shtet dhe po funksion si e tillë ndërsa ne si Qeveri e Kosovës s’po arrijmë ta kuptojmë që veriun e kemi humbur.”, tha ai në “Politiko”.

Ai i ka quajtur këto bisedime, shfaqje me regji për t’u arsyetuar para qytetarëve.

“Ky realitet bën që këto bisedime që janë duke u zhvilluar tani të jenë si një dramë, shfaqje  me regji të përgatitura ku Vuçiqi duhet të ua arsyetoj serbëve në Serbi që e kanë humbur Kosovën pra gjithë këto bisedime për të arsyetuar pak se përse është humbur Kosova. Ndërsa Kurti duhet për të treguar se përse e ka humbur veriun.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.