
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një telefonatë është raportuar se një bujk është ankuar se nuk po i subvencionohen dëmet shkaku se ia mori fotot dikush, raporton Gazeta10.
“Nga breshëri i cili ka ndodhur gjatë verës ka shkaktur dëme, të gjitha dëmet bujqit e tjerë kanë marrë dhe se kamë biseduar me ministrinë e cila ka thënë se janë përzier fotot dhe më janë refuzuar subvencionet për Bujqësi” është shprehur bujku nga Majaci i Podujevës.
Ai gjithashtu ka treguar se është akuzuar nga Ministria se këtë foto janë të njëjta me dikë tjetër dhe se dëshiron të dijë se cili është personi i cili i ka keqpërdorur fotografitë e tij./Gazeta10