Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bujqit nga Skenderaj thonë se dëmet shkojnë deri në 8 mijë euro, kritikojnë institucionet 

Gazeta10
20 November 2022 - 19:10

Raporti: Gentiana Gashi / Kanal10

Si pasojë e reshjeve të shumta, qytetarët janë ankuar për dëme të shumta, veçmas në kultura bujqësore. Bujqit e Komunës së Skenderajt kanë thënë se dëmet shkojnë deri në 8 mijë euro. Ata kanë kritikuar institucionet lokale dhe qendrore, derisa thonë se me këtë të ardhura mbanin familjet e tyre, shkruan Kanal10.

Të ardhurat i siguronte nga kultivimi i sallatave dhe bimëve tjera në këtë serrë.

Por, reshjet e mëdha të shiut, i kushtuan shumë familjes Zabeli nga Rezalla e Re e Skenderajt.

Kryefamiljari Feriz Zabeli, thotë se afër 8 mijë euro dëme u kanë shkaktuar përmbytjet nga shiu.

Fermeri tregon se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet, derisa është shprehur i zhgënjyer nga institucionet.

Jo shumë larg Rezallës së Re, reshjet vërshuan edhe fshatin Llaushë të Skenderajt.

Banorët e kësaj ane thonë se mospastrimi konstant i lumenjve po e shkakton këtë gjendje.

Në terren ka dal edhe kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, për të parë nga afër gjendjen dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët.

Edhe rajone tjera të kësaj komune, gjatë së dielës janë përballur me vërshime dhe përmbytje. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.