
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj here me detaje ekskluzive.
I ftuar në lidhje direkte është edhe kapiteni i Ulpianës, Gentian Emini, i cili mohon kategorikisht akuzat për kurdisje të ndeshjeve nga Ulpiana.
“Unë ha bukë nga futbolli, nuk e di pse po akuzohem që jam kaluar në fushë? Nuk jam i pakalueshëm, çdo ndeshje driblohem, edhe ajo ndaj Vllaznisë ishte e njejtë. Unë nuk jam paguar që gjashtë muaj, mirëpo la gjithçka për ekipin tim në fushë.” – tha ai.
Tutje, ai tha se në çdo ndeshje e japin maksimumin dhe si kapiten ai e motivon ekipin në çdo takim. Ai e konfirmoi edhe se presidenti i Ulpianës, Jeton Gashi futet në zhveshtore shumicën e ndeshjeve për t’i motivuar.
“Presidenti futet shumë shpesh në zhveshtore, mirëpo gjithmonë për ta motivuar ekipin. Ka ndodhur qe në pjesën e parë kemi qenë duke humbur, në pjesën e dytë e kemi rikthyer rezultatin pas fjalëve të presidentit” – tha ai.