
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin.
Limaj ka thënë se kjo qeverisje në mungesë të sukseseve, po del po fyen dhe shan të gjithë oponentët politikë, por edhe qytetarët e Kosovës.
“Amerikanët e kanë një shprehje që nuk është mirë me hy në beteja me atë që të përlyjnë. Kjo gjuhë ofenduese ndaj qytetarit të Kosovës, kjo ju rrisi fëmijët”, ka thënë Limaj.
Tutje, Limaj ka thënë se Kurti po flet për një të ardhme ku mund të përdoret plumbi dhe pushka, teksa ka përmendur në veçanti premtimin e tij për fabrikën e municioneve.
“E ardhmja e tij është bukë e plumb. A e keni dëgju. Bukë e pushkë. Ky është vizioni i tij”, ka thënë ai. /Gazeta10/