Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” ka treguar se sa përqind të votave do t’i fitojë Vetëvendosja.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë mbi 51 përqind të votave të qytetarëve, raporton Gazeta10.
Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet mbi 51%, sepse kemi të bëjmë me një qeverisje që për herë të parë mandatin e saj ta shtrijë në katër vite të plota, e para qeverisje nga pas lufta dhe e dyta është se qeveria e parë që ka arritur ta shtrijë integritetin dhe sovranitetin e vendin në cdo cep të territorit të Kosovës”, tha ai për Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10