Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bulliqi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të degës së VV-së në Podujevë

Gazeta10
16 September 2022 - 23:28

Shpejtim Bulliqi, kryetar i komunës së Podujevës, ka njoftuar se sot është verifikuar dhe çertifikuar si kandidat për kryetar të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bulliqi thotë se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkon, të jetë kryetar i degës së VV’së në Podujevë.

 “Krahas punës dhe detyrave që na presin, jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po e kërkoj, por karshi kësaj përgjegjësie e kam vullnetin e madh dhe përkushtimin maksimal që bashkë me të gjithë aktivistët e anëtarët organizatën tonë ta forcojmë e zgjerojmë, pa u shkëputur asnjëherë nga parimet dhe vlerat e Lëvizjes” shkroi Bulliqi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.