Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bunjaku-Rexhepi: Kurti s’raportoi asnjëherë në Kuvend për dialogun me Serbinë

Gazeta10
08 February 2023 - 23:38

“Kurti fillimisht duhet të hyjë në bisedime me Serbinë, për ta stabilizuar veriun sepse atje nuk kemi institucione e as kryetar komunash”, deklaroi deputetja e LDK-së Valetina Bunjaku-Rexhepi në Prime Time në Kanal10.

Ajo ka përmendur edhe mungesën e raportimit të Kurtit në Kuvend, për mbarvajtjen e procesit të dialogut me Serbinë, duke shtuar se ka mostransparencë të madhe nga ana e kryeministrit, shkruan Gazeta10.

“Me njëfar mënyre e pranojë planin franko-gjerman. Po bëhen gati dy vite edhe Kurti asnjëhere s’ka ardh në Kuvend me raportu për dialogun me Serbinë. Ai është i obliguar të na raportojë. Ne si dimë se si janë zhvilluar këto bisedime. Ai mundet me i bë edhe 20 pika për Asociacionin, por sa zbatohen ato, ne nuk e dimë. LDK gjithmonë i janë përgjigjur ftesave të Kurtit. Tani është kthyer mbrapa, sepse fillimisht duhet ta stabilizoj veriun, pastaj me dal te bisedimet konkrete. Por, cfarëdo biesdime që bën Kurti duhet të vije në Kuvend, të raportojë”, tha tutje Bunjaku-Rexhepi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.