
Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka publikuar disa pamje nga një pjesë e autostradës “Ibrahim Rugova” ku ka rrëshqitur një pjesë e dheut anësor.
Ramadani ka thënë se pas presionit të madh publik, tashmë aty janë dërguar një ekskavator dhe një kamion për të hequr dheun.
“Me komente dhe me #share i kemi detyru këta dembelët që të lëvizin nga kolltuqet!Qeveria dembele don veç presion qytetar.Por, më 7 qershor duhet t’i largojmë nga Qeveria!”, ka shkruar ai.