Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Burim Shala i Fushë Kosovës: S’jemi dorëzuar në garën për mbijetesë

Gazeta10
31 Mars 2024 - 22:29

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me fokusin kryesor te Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.

Të ftuar në studio janë Burim Shala, Blendi Memaj, Lavdim Pireva, Viktor Kuka dhe Genc Hyseni.

Burim Shala, trajner i Fushë Kosovës komentoi ndeshjen e sotme, të cilën e humbi ndaj Feronikelit ’74.

“Ishte ndeshja më e rëndësishme e sezonit, mirëpo mund të them se ishte ndeshja më e dobët e sezonit nga ne” – tha ai.

Tutje, ai tha se ende nuk ka përfunduar ëndrra e tyre për të mbetur në Superligë edhe për një sezon.

“Kemi qenë shumë poshtë në tabelë që nga fillimi i sezonit, mirëpo jemi rikthyer. Andaj, besoj që edhe një herë do të rikthehemi dhe nuk do të dorëzohemi për garën për mbijetesë” – përfundoi ai.

Fushë Kosova është në pozitën e nëntë në tabelë me 20 pikë, shtatë më pak se Feronikeli në pozitën e barazhit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.