Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Burime të afërta thonë diçka tjetër për raportin e DiCaprio me Hadid

Gazeta10
15 September 2022 - 8:56

Shkëndijat po fluturojnë mes Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid!

Një burim i thotë ET, “Gigi dhe Leo janë duke u takuar dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin”, raporton Gazeta10.

Sipas burimit, fituesi i Oskarit, 47 vjeç, dhe supermodelja, 27 vjeç, ishin së bashku në Casa Cipriani në New York City të shtunën mbrëma dhe “po flirtonin”.

“Ata ishin ulur në dhomën e ngrënies po qeshnin dhe po kalonin një natë argëtuese me njëri-tjetrin”, përshkroi burimi.

Një burim i dytë shtoi, “Gigi mbërriti në Casa Cipriani pak kohë pasi Leo mbërriti. Atyre u pëlqen të shkojnë atje sepse mund të jenë privatë dhe të mos shqetësohen për fotot që u bëhen ose njerëzit që i vërejnë shumë. Ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe Leo është shumë i tërhequr nga Gigi”

Ky është zhvillimi më i ri pasi një burim i tha së fundmi ET se DiCaprio dhe Hadid kanë kaluar kohë së bashku. “Ai e pëlqen atë,” tha burimi, “por gjërat janë ende të reja.”

Ndërsa ylli i Don’t Look Up është interesuar për modelen pas ndarjes nga 25-vjeçarja Camila Morrone, ai gjithashtu ka kaluar kohë me miqtë e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.