
Burri i parë në një klip që u bë viral pas të shtënave në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë u identifikua si Michael Glantz nga Creative Artists Agency.
Glantz duke ngrënë me qetësi një sallatë që u servir përpara se një burrë të sulmonte një pikë kontrolli të sigurisë në event me disa armë. Analisti i CNN, Brian Stelter, e identifikoi Glantz nga klipi në rrjetet sociale dhe e përshkroi atë si një “super-agjent”.
Glantz tha se ndihej i sigurt në dhomën e hotelit Washington Hilton për shkak të pranisë së madhe të policisë.
“Jo çdo ditë sheh diçka të tillë”, tha ai.
Ndryshe, Shtëpia e Bardhë raportohet se po shqyrton masa të reja sigurie për presidentin amerikan, Donald Trump përfshirë përdorimin e mundshëm të një jeleku antiplumb. Ky shqyrtim vjen pas të shtënave të regjistruara në darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/