
Inter Miami ka njoftuar për transferimin e kapitenit të Barcelonës, Sergio Busquets, dhe e ka ribashkuar atë me Lionel Messin.
34-vjeçari Busquets në muajin maj njoftoi se do të largohet nga kampioni i La Ligas pas 18 vjetëve të kaluara në këtë skuadër.
Mesfushori do të luajë sërish në një skuadër me 35-vjeçarin Messi, që u zyrtarizua tek Inter Miami në këtë muaj, pas largimit nga Paris Saint-Germaini.
Busquetsi dhe Messi i kaluan 13-të sezone së bashku te Barça, nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Ata fituan tri herë Ligën e Kampionëve, tetë herë La Ligën dhe gjashtë herë Kupën e Mbretit.
Busquetsi ka zhvilluar 722 ndeshje për Barcelonën, dhe është i treti në histori të klubit me paraqitje.
Përgjatë karrierës 15-vjeçare në ekipin senior, Busquetsi shënoi 18 gola dhe dhuroi 40 asistime.
U pensionua nga Përfaqësuesja e Spanjës në dhjetor.
Me Spanjën e ka fituar Kupën e Botës në vitin 2010, dhe Kampionatin Evropian me Spanjën në vitin 2012.